Kjo është puna e tij kryesore në këtë pjesë të sezonit. Prej kullës së vrojtimit nga ku me dylbi mban nën kontrol ishullin e pelikanëve dhe një platformë artificiale, si ishull i dytë, të ngritur afër tij për të shtuar numrin e foleve, ai vëzhgon për varka peshkatarësh apo turistësh.
Kulla është ngritur në afërsi të kanalit verior të lagunës, kanali kryesor ndërlidhës ujor mes saj dhe detit Adriatik.Ndërsa në këmbë të saj është varka që ankorohet aty përherë për t’i mundësuar rojes ndërhyrjen nëse do duhet. Varka është e pajisur me motor dhe për çdo rast tjetër brenda saj ndodhet edhe“palluqja”, një shkop i gjatë me dhëmbë në fund që përdoret të lëvizv varkën në cekëtinë dhe pa bërë zhurmë.
Në vitin 2002, si pasoj e ndërhyrjes së njerëzve kryesisht peshkatarë në lagunë, numri i çifteve të pelikanëve u ul në 17 siç na shpjegon drejtori i parkut Artan Koçi.Kjo rrezikoi deri me zhdukje pelikanin. Ndërkohë sipas tij në tre vjet falë ndihmës edhe të një fondacioni zviceran, u punua fort dhe u ngrit edhe njëshërbim roje me kulla vrojtimi, për të mbrojtur shpendin e rrallë.
Shkëlqim Malko i mban mend dëmtimet e vjedhjet e vezëve nga persona të paidentifikuar.Ata ndërhynin deri në foletë e pelikanëve dhe rrëmbenin vezët që i përdornin kryesisht si suvenir.“Ne ruajmë ditë e natë lagunën dhe sidomos ishullin.Kjo pasifoletë mund të dëmtohen dhe vezët e pelikanit merren edhe si hajmali.Edhe më parë i kanë dëmtuar, i vendosnin si relike zbukurimi, i shisnin si souvenir”, rrëfen ai.
Varka e tij nxiton drejt vendit ku u pa varka e peshkimit. Të ngulura në cekëtinë apo mbi ujë duken shënjat e vendosura për ndalimin e kalimit të varkave të peshkimit aty. Për fat varka që ishte shfaqur më parë është larguar në një drejtim tjetër. Shkëqimi e ndjek edhe pak me dylbi dhe na thotë se ishin peshkatarë të zonës që gjuajnë. “Peshkimi është i ndaluar (këto kohë) për shkak të dëmtimit nga ngrica, por ata vazhdojnë ende”, thotë ai me një farë keqardhjeje. Afër ishullit
Shkëlqimi përdor palluqen për të lëvizur.Uji është cekëtinë rreth 40 cm. Komunikimi tani bëhet me zë të ulët.“Ka filluar çelja e zogjve. Po të shikosh me dylbi do të dallosh pelikanët ulur sipër foleve.Njëri pelikan i çiftit qëndron aty.Tjetri fluturon dhe sjell ushqim. Asnjëherë foleja nuk rri bosh.Të vegjëlit e sapodalë nga veza, nuk dallohen lehtë. Deri një javësh nuk kanë as pupla,” pëshpërit ai duke bërë me dorën nga ishulli dhe platforma artificiale.
“Është ishulli i ri i krijuar nga specialistët e parkut. E ndërtuam dhe e vendosëm përbri ishullit ekzistues, meqënëse numri i pelikanëve është shtuar fatmirësisht. Por i ruhemi syrit të keq dhe nuk e tregojmë se çfarë kemi bërë”,qesh Malko.
Drejtori Koçi thotë se platforma e re përbri, është një ishull artificial i cili u ndërtua duke u nisur edhe nga përvoja e vendeve fqinjë sidomos në pjesën e Malit të Zi, në liqenin e Shkodrës.
“E ndërtuam dhe vendosëm bar kripth duke e transportuar atë me varka. Një pjesë të kripthit e çuam në ishullin ekzistues duke e ngritur atë rreth 30 cm më shumë për të eleminuar ujin që ngre laguan nga batica. Një pjesë e zhvendosëm në platformë. Por pelikani është më i mençur e merr kripthin dhe e vendos vetë në foletë ekzituese”, thotë ai.
Drejtori i Parkut Artan Koçi thotë se zona ishte me fat që nuk kishte guida turistike për këtë kohë. “Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse do të kishte lëvizje turistësh me varka këtu. Katastrofë do të ishte” thotë ai. Gjithçka lidhet vetëm me pelikanin.Sipas drejtorit, në vitin 2014 pelikanët me ndihmën edhe të rojeve dhe specialistëve të parkut, arritën të ndërtojnë 37 fole duke nxjerrë 21 zogj, me një mesatare 0.54 zogj për fole. Në vitin 2015 çiftet riprodhues shkuan në 46 dhe vezët e ruajtura dhanë 48 zogj, me një koeficient 1.2 zog për fole. “Në vitin 2016 pelikanët ndërtuan 52 fole gjithësej në ishullin e tyre. Dhe dhanë 57 zogj. Presim më shumë për këtë sezon”, pohon Koçi.Tashmë janë edhe 100 vezë në pritje të daljes së zogjve të rinj. Ndërsa në riprodhim janë 110 pelikanë./Nga Arben Velo- BIRN