Foto/ Rama krah Metës, zyrtarisht edhe ministër i Jashtëm!

Kryeministri Edi Rama ka bërë betimin në presidencë, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky ishte akti i fundit i Ramës para se të marrë edhe kryesimin e diplomacisë shqiptare.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”, njoftoi zyra e shtypit pranë Presidencës./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Si do të jetë moti, e diel 21 prill 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.