Foto/ Qyteti mbresëlënës italian, ku mund të blini shtëpi me vetëm 1 dollar
Dritare.net
Në Sambuca, një qytet kodrinor, me pamje nga Mesdheu dhe shumë pranë detit, mund të blini një shtëpi me vetëm 1 dollar.
Një nismë e tillë është ndërmarrë nga administratorët e zonës, në mënyrë që të rritet numri i banorëve, në një zonë që po shpopullohet për shkak të lëvizjeve demografike drejt qyteteve më të mëdha, informon dritare.net
Siç shkruan “CNN”, Sambuca nuk është qyteti i parë italian që tërheq të huajt me oferta joshëse. Zyrtarët italianë thonë se të gjithë të interesuarit do të mund të blejnë shtëpinë menjëherë, pa kaluar nëpër burokraci.
I themeluar nga grekët e lashtë, Sambuca u pushtua më vonë nga Saracenët, të cilët e kthyen atë në një qendër të rëndësishme tregtare. Ajo çka bie në sy në këtë qytet është arkitektura e veçantë, stili mbresëlënës, dhe historia shekullore./dritare.net