Foto/ Princeshë Eugenie zbulon për herë të parë, shenjën e operacionit
Dritare.net
Kur ishte 12 vjeçe, princesha kaloi një operacion të vështirë, në shtyllën kurrizore. Dhe pavarësisht se vitet kaluan, shenja nuk është larguar, nga kurrizi i saj. Këtë mund ta shohim farë qartë, në fotot e dasmës së princeshës.
Sot princesha kurorëzoi në martesë, fejesën e saj me Jack Brooksbank. Dhe jo vetëm që, dasma ishte madhështore, por edhe princeshë Eugenie dukej mahnitëse.
Eugenie nuk vuri vello, por veshi një fustan me dekolte të hapur, dhe një kurorë me gurë smeraldi, informon dritare.net
Dekolteja e hapur i tregonte shenjën, në shtyllën kurrizore. Mund edhe ta mbulonte, me një fustan tjetër. Por nuk e bëri, pasi ajo beson se, femra duhet ta tregojë bukurinë e saj, pavarësisht shenjave, ‘të shpifura’, siç i cilësojmë ne.
Dhe ka të drejtë! Bukuria nuk qëndron vetëm te make up-i, ose veshjet shik, por edhe te shenjat./K.C/dritare.net