Foto/ Përleshje mes të rinjve në Shkodër, parandalohet vrasja
Dritare.net
-Jetmir Karagjozi, 23 vjeç, banues në Shkodër Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
-A.K. 22 vjeç, banues në Shkodër
-D.K. 21 vjeç, banues në Shkodër (vëllezër)
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Fiat” me targë BR 2679 B, e shtetasit Jetmir Karagjozi u gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 3 vëllezërve Karagjozi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe: 2 shkopa bejsbolli 3 thika 1 dorezë hekuri Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 84, 278, 279, 89 e 291 të Kodit Penal.