Foto/ Nuk është Austria, as Gjermania as Zvicra, është në vend në Tropojë

Nga Denis Dyrnaja

Kjo pamje në foto nuk është në Austri apo Gjermani, nuk është as në Spanjë, Skoci, Zvicër apo Suedi, por është në Shqipëri.

Është thjeshtë një mrekulli.

Kjo mrekulli quhet Curraj i Epërm, një pikëtakim me Thethin dhe Valbonën.

Kështu duhej të ishte 80% e Shqipërisë, sikurse është 80 % e Bavarisë.

Por gjermanët “idiotë” i ruajtën pyjet, ndërsa ne të “zgjuarit” i zhdukëm.

LEXO DHE :  Nuk ka të ndalur goditja e ish-zyrtarëve/ Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret

Çuam beton edhe në Valbonë, masakruam pyje e lumenj.

Pasi shtruam gjithçka poshtë me beton, tani kemi filluar te veshim edhe qiellin me beton, në vend që ta mbanim stolisur me pisha, ah, bredh, frashër e lis.

Curraj i Epërm kaq madhështor, kaq i bukur dhe kaq jetësor.

Si një pikë uji e freskët në shkretëtirën më të re të betonizuar në Europë, me emrin Shqipëri.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.