Foto/ Njihuni me Najadën, shqiptaren që gatuan në kështjellat e Italisë

Najada Frashëri ka ikur gjashtë vjeçe nga vendlindja e saj, Tirana, Shqipëria.

Duke pasur një gjyshe italiane e ka pasur edhe më të afërt se shumë të tjerë Italinë. Najada tashmë 33-vjeçare është bërë Master Shefe në vendin me kuzhinën më të famshme në botë.

Ajo gatuan për restorante me 5 yje, të vendosur edhe në kështjellat më elegante të Italisë, duke qenë edhe konsulente e certifikuar për kuzhinën.

LEXO DHE :  Credins bank shpall fituesit e konkursit 'Tepër i ri për të folur me lekë të vjetra'

E gjithçka e ka arritur si autodidakte, pa bërë një shkollë për kuzhinën. Por jo vetëm në mjedise luksi. Ka gatuar edhe për të mbijetuarit e tërmetit në Amatrice përpara dy viteve.

Por duke qenë se ka ikur fare e vogël, Najada nuk di ta gatuajë kuzhinën shqiptare, ndaj edhe nuk e ka propozuar dot atë në menutë e restoranteve italiane./L.P./RTSH/



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.