Foto/ Nga Zvicra në Rusi e SHBA, identifikohen viktimat e para të Nicës
Dritare.net
Viktima e parë e identifikuar është një grua e besimit mysliman, e identifikuar si Fatima Charrihi, nënë e 7 fëmijëve. “Ishte e veshur dhe praktikonte islamin e vërtetë, jo atë të terroristëve”,- thotë njëri nga fëmijët e saj.
Mes viktimave ishte Sean Copeland, 52 vjeç nga Austin i Texas, i cili u vra gjatë sulmit së bashku me djalin e tij 10 vjeçar të quajtur Brodie. Familja e tyre ishte me pushime.
Linda Casanova është një tjetër viktimë, 54 vjeçare nga Agno Ticino, një rajon italisht-folës në Zvicër.
Angelo D’Agostino 71 vjeç dhe Gianna Muset 68, Andrea Avagnina e Marinella Ravotti janë katër shtetas italianë, fati i të cilëve sipas mediave italiane nuk dihet ende.
Lanë Teksasin për pushimet në Francë, por babë e bir shtypen nga kamioni i terroristit
Një 11-vjeçar dhe babai i tij, 51 vjeç, kishin udhëtuar nga Teksasi për në Nicë për të kaluar pushimet së bashku, por ngjarja e mbrëmshme në Francë, i prej jetën në mes. Vogëlushi Brodie, dhe i ati Sean Copeland mbetën të vrarë mes turmës, ndërsa gjithçka ndodhi para syve të familjarëve të tyre.
Ata po kalonin familjarisht pushimet në Rivierën Franceze. Teksa shprehin dhimbjen për humbjen e vëllait dhe babait të tyre, ata thonë se Sean ishte një baba i mrekullueshëm.
Victoria Savchenko 21 vjeç, viktime nga Rusia
Brodie Copeland, viktime
Sean Copeland dhe i biri Brodie, viktima
Emilie Chevrier, e humbur
Ne kerkim, eshte shpallur i humbur
Ne kerkim
E humbur
Alexandre Torre, Christelle Nunez dhe vajza e tyre Lous jane shpallur te humbur.