Foto/ Në makinën e biznesmenit u gjetën dy patenta skafi të ish-ministrit Saimir Tahiri
E Premte 3 Nëntor 2017, 18:06
Dritare.net
Pas këtij mesazhi të kreut të PD, ka reaguar Policia e Elbasanit e cila ka konfirmuar se në makinën e biznesmenit janë gjetur 800 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Lapsi.al ka publikuar fotot e patentave të Tahirit, të cilat janë patenta lundrimi dhe Tahiri ka titullin “Kapiten” në këto patenta.
Biznesmeni ka deklaruar se ka qenë shoferi i Tahirit me të cilin ai ka miqësi i cili ka harruar patentat në makinën e tij./ I.M-Dritare.net