FOTO/ Meghan nuk është e vetmja që shkeli protokollin mbretëror!
Dritare.net
Por Markle, nuk është e vetmja anëtarja e familjes mbretërore që vishet provokuese.Madje edhe vetë mbretëresha guxoi të vishte të shkurtra gjatë viteve 60-70, ku të shkurtrat ishin në modë. Rezultati, siç mund të shihet nga fotografitë e kohës, ishte një sukses.Mbretëresha, si të gjitha anëtarët femra të familjes së saj, ishte e bekuar me këmbë elegante dhe të holla. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për motrën e saj, Princeshën Margaret, një ikonë mode në atë kohë.
Por edhe Princesha Ana, kur ishte adoleshente i pëlqente veshjet e shkurtra dhe të guximshme.
Por ajo që njihet për thyerjen e veshjeve dhe protokolleve është Princesha Diana, e cila pas divorcit me Princin Charles në vitin 1996, ajo filloi të vishte të shkurtra si mesazh i emancipimit të saj.Diana stilit të saj i shtoi edhe takat dhe punoi shumë me trupin e saj në palestër me ndihmën edhe të dashurit të saj anglez Will Carling. Para Markle, Diana ishte anëtarja më e kritikuar në Familjen Mbretërore./M.S-Dritare.net