Foto/ Meghan Markle tregon si të vishemi, për t’i lënë përshtypje punëmarrësit!

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dhënë disa këshilla mode, ndërsa ishte për vizitë në një shoqatë bamirësie për gratë, që ndihmonte të papunat dhe të pambrojturat.

Ish-aktorja, e cila shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, mbante veshur një pallto 2.600 eurosh nga Oscar de la Renta, një fustan prej 179 dollarësh nga Hatch dhe një palë vëthë 315 paundësh nga Kimai.

LEXO DHE :  Foto/ Davidi dhe Victoria Beckham sapo na vërtetuan se romanca nuk ka vdekur

Në këtë shoqatë, Meghan ndihmoi disa nga gratë që kërkonin të zgjidhin veshjen ideale, për t’u lënë përshtypje punëmarrësve, informon dritare.net

Teksa e orientonte, Meghan i zgjodhi për veshjen e gruas, një kapele ngjyrë vjollcë dhe një çantë shpine të zezë, për ta kombinuar më pas me një fustan të kuq dhe të bardhë.K.C/dritare.net

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.