Foto/ Masivizohet protesta studentore, në Universitetet e rretheve
E Enjte 6 Dhjetor 2018, 11:11
Dritare.net
Jo vetëm në Tiranë, por dhe në rrethe, studentët po protestojnë duke kërkuar uljen e tarifave.
Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës, i konsiderojnë tarifat të papërballueshme për ekonominë tyre familjare.
Ndërsa në Korçë, studentët kanë dalë me pankarta në duar duke bërë thirrje kundër provimeve me koncesion.
Edhe Elbasani i është bashkuar protestës së studentëve, ndërsa studentët e Shkodrës kanë lajmëruar që nesër do jenë dhe ata në protestë./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/portali.dritare/videos/1199818083490727/