Foto/ Martohet djali i Bashkim Finos, me vajzën e zyrtarit të LSI
E Enjte 13 Dhjetor 2018, 17:05
Dritare.net
Lajmin të ditur e ka bërë vetë nusja Edlira, e cila ka publikuar disa foto të çiftit.
‘Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino’, shkruan ajo në postimin e saj.
Çifti ka pozuar në tarracën e një prej hoteleve në qendër të Tiranës, në një ambjent të dekoruar mjaft bukur.
Nusja kishte përzgjedhur, një fustan të bardhë klasik me tyl, ndërsa dhëndri një kostum mjaft të veçantë./A.C/dritare.net