Foto/ Madonna feston 60-vjetorin e lindjes
E Enjte 16 Gusht 2018, 11:11
Dritare.net
Këtë fakt e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Facebook dhe Instagram.
“Duke ecur nëpër labirintin e Medinës gjatë thirrjes për lutje.", -shkruan këngëtarja në postimin e saj.
Ajo ka postuar një video të "ditëlindjes, magjisë, aventurës" në rrugicat labirintane të tregut antik të qytetit, informon dritare.net
Ndërkohë, të martën, Madonna ka postuar në Instagram një fotoportret, teksa është mbuluar me bizhuteri ‘Berber’ dhe shkruan: “Sot unë kam vënë C A K E në kokën time!"
Për të shënuar ditën, Madonna ka nisur një koleksion për shoqatën e bamirësisë "Raising Malawi", në mbështetje të jetimëve dhe të pastrehëve./K.C/dritare.net