Foto/ Ky është avioni solar, që fluturon pa karburant
E Enjte 14 Korrik 2016, 10:10
Dritare.net
Solar Impulse 2, avioni që fluturon me energji diellore, po përpiqet të kryejë xhiron e botës, pa përdorur asnjë pikë karburant. Ai është një hap larg realizimit të kësaj sipërmarrje kurajoze. Avioni me një sedilje të vetme zbriti në orën 6:10 në Kajro të Egjiptit, 48 orë dhe 50 minuta pasi ishte ngritur nga Sevilja në Spanjë.
Kështu, u kompletua faza e gjashtëmbëdhjetë dhe e parafundit, e xhiros së botës para mbërritjes në Abu Dhabi më Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në mars të vitit 2015 u inaugurua ky avion “ambientalist”./dritare.net
[cycloneslider id="avioni-solar"]