Foto/ Kush është presidenti i ri i Kubës që i dha fund epokës Castro!
Dritare.net
Diaz-Canel do të pasojë Raul Castron, duke u dhënë fund gjashtë dekadave të sundimit të vëllezërve Castro.
Ai pritet të ndjekë reformat e nisura nga Castro për të hapur ekonominë e Kubës te sipërmarrësit e vegjël privatë dhe për të arritur një afrim me armikun e Luftës së Ftohtë – SHBA-në.
Shumica e kubanëve e njohin zëvendëspresidentin e tyre të parë si një figurë jo karizmatike, e cila deri kohët e fundit ka mbajtur një profil publik aq të ulët sa ishte praktikisht inekzistent shkruan panorama
Ky imazh ndryshoi paksa këtë vit pasi mediat shtetërore vendosën në qendër të vëmendjes shfaqjet publike të Diaz-Canel, duke përfshirë kritikat e tij muajin e kaluar që thoshte se premtonte ta bënte qeverinë e Kubës më të përgjegjshme ndaj popullit të saj./d.m-dritare.net