Foto/ Ku po i kalojnë pushimet vipat shqiptarë!
Dritare.net
Pushimet e vipave janë pak të paqëndrueshme, sidomos të këngëtarëve, për shkak të koncerteve, por ata përsëri gjejnë kohë për t’u relaksuar dhe për të marrë ca rreze dielli nga plazhet më të bukura jashtë dhe brenda vendit.
Por, ku po i kalojnë ata pushimet? Le t’i shohim!
Iva Tiço
Gazetarja Iva Tiço, këtë sezon veror ka zgjedhur zonat malore për të kaluar pushimet e saj. Në disa potime në Instagram, ajo shfaqet e lumtur, madje atje ku ndodhet, ka rikthyer kujtimet e fëmijërisë, duke shëtitur me biçikletë.
Alketa Vejsiu
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu i zgjedh destinacionet e veçanta. Pushimet e kësaj vere ajo ka zgjedhur t’i bëjë në ishullin e bukur të Sicilisë.
Aulona Musta
Gazetarja Aulona Musta,po kalon pushime shumë të bukura me familjen e saj në Halkidiki të Greqisë. Ajo shpeshherë ka postuar foto të sajat, me bashkëshortin dhe vajzën nga plazhi grek.
Elita Rudi
Moderatorja kosovare Elita Rudi në disa postime në Instagram ka treguar pak nga pushimet e saj në Turqi. Ajo është e angazhuar me emisione dhe i fejuari i saj Gjiko është i angazhuar me koncerte. Për momentin nuk janë me pushime, mbase kur të jenë të lirë do relaksohen edhe ata diku.
Amarda Toska
Ami është e rezervuar në postimet e saj, por këtë herë na ka treguar ku ka pushuar. Ajo bashkë me Ermalin dhe dy fëmijët e tyre kanë zgjedhur Greqinë.
Rudina Xhunga
Gazetarja e njohur Rudina Xhunga këtë sezon veror ka zgjedhur destinacione brenda dhe jashtë vendit për të pushuar. Ajo për disa kohë kaloi pushime të mrekullueshme në Londër me të bijën Alana, ndërsa tani ndodhet në Vlorë bashkë me vajzën dhe bashkëshortin, Dritan Hila.
Lori Hoxha
Blogerja Lori Hoxha është nga ata vajza që nuk e kanë destinacionin e përcaktuar. Nëse sot e sheh në Shqipëri, nesër është në fund të botës. Para disa ditësh ajo ishte në ishullin grek, Mikonos, ndërsa dje ka postuar një foto nga Milano, Itali. Lori i shijon gjithmonë pushimet në maksimum, si në dimër dhe në verë.
Rudina Dembecaj
Edhe Rudina Dembecaj është pak e paqëndrueshme në pushimet e saj. Nga postimet në Instagram ajo na ka treguar se ka qenë në plazhe të ndryshme. Së fundmi ajo ndodhej në plazhin e Lezhës.
Eva Murati
Prezantuesen Eva Murati e kemi parë edhe në plazhet e bukura të Sarandës, por së fundmi ajo ndodhet në Durrës.
Capital T, Mc Kresha, Ardian Bujupi
Të 3 këngëtarët kanë zgjedhur plazhet e jugut për të kaluar disa ditë pushime pavarësisht angazhimeve të tyre. Saranda ka qenë destinacioni i të tre këngëtarëve. Gjithsecili i ka kaluar pushimet veç.
Blendi Fevziu
Gazetari Blendi Fevziu është një nga ata njerëz që udhëtojnë shumë. Së fundmi edhe ai ka zgjedhur të pushojë në plazhet e ishullit Mikonos.
Ilda Bejleri
Moderatorja sportive Ilda Bejleri po i kalon pushimet në Dhërmi. Ajo duket super në formë, nga postimet e saj të fundit në Instagram.
Florjan Binaj
Aktori i humorit ka zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet e tij verore.
Emina Cunmulaj
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj para disa ditësh ka nisur pushimet e saj në Bahamas. Ajo ndodhet atje me familjen e saj dhe vëllain. Nga postimet e publikuara shpesh,ajo ka treguar se po kalon ditë të mrekullueshme.
Era Istrefi
Destinacioni i Era Istrefit këtë sezon, ishte Egjipti. Ajo ka zgjedhur të shkojnë në Arabinë Sudite për të shijuar pushimet, pas angazhimeve të saj të shumta.
Roza Lati
Roza Lati u bënë disa ditë që pshimet e saj po i kalon shumë bukur në Vlorë. Fillimisht ishte me mamanë, tezen dhe dy qenushet. Ndërsa tani është me miqtë e saj.
Alban Ramosaj dhe Betrix Ramosaj
Motër dhe vëlla, të dy këngëtarë, kanë zgjedhur Drimadhën për të kaluar pushimet e tyre. Ata po pushojnë bashkë, me shoqërinë e përbashkët. Nga foto e postuara duket e qartë se po kalojnë momente shumë të bukura.
Albana Osmani
Albana ndodhte në Qeparo të Vlorës, në një plazh me bukuri të rralla.
Aurela Hoxha, Afërdita Dreshaj, Luana Vjollca, Sara Hoxha, Fjoralba Ponari, Valbona Selimllari, Eni Çobani, Dojna Mema, Landi Hysa, Arjola Shehu kanë zgjedhur të pushojnë në plazhe të ndryshme./E.B-dritare.net
.
.