Foto/ Klea Huta surprizë Elgit Dodës, për datëlindje
E Diel 16 Dhjetor 2018, 15:03
Dritare.net
Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më simpatike dhe të komentuar të showbizit.
Megjithëse fillimisht e fshehën lidhjen e tyre, tashmë të bërë publike, surprizat mes çiftit nuk mungojnë
Në 30-vjetorin e lindjes së Elgit, Klea i ka bërë një surprizë të bukur të dashurit të saj. Në festën surprizë të përgatitur për Elgitin, moderatorja kishte ftuar shumë miq të vetët dhe të kompozitorit. Përmes disa videove të publikuar në Instastory, moderatorja na tregon festën surprizë për Elgitin, mes fishekzjarrëve dhe tortës./K.C/dritare.net