Foto/ Këngëtarja e famshme ndahet nga i dashuri, ndjehej e përdoruar nga ai

Mariah Carey dhe i dashuri i saj, Bryan Tanaka, i kanë dhënë fund romanës së tyre. Sipas miqve të çiftit, shkak për ndarjen është bërë xhelozia e balerinit dhe fakti që Mariah ishte lodhur duke sponsorizuar jetën e tij luksoze. Lajmi është bërë i ditur nga portali “TMZ”, që njoftoi se dyshja është ndarë pas 5- muajsh lidhjeje. Burime për portalin thonë se një nga arsyet e ndarjes ishte fakti që 33-vjeçari ishte shumë xheloz për ish-bashkëshortin e Carey-t, njëkohësisht babai i fëmijëve të saj, Nick Cannon.

“Goditja e fundit ishte në ceremoninë e Kids’ Choice Awards, ku Mariah dhe Nick i çuan fëmijët bashkë. Na thanë se Bryan ishte ndier i ofenduar nga një gjë e tillë dhe i kërkoi Mariah-s që të kthehej në shtëpi,” u shpreh burimi. Nga ana tjetër, 46-vjeçarja kishte filluar të dyshonte gjithnjë e më shumë që Tanaka i ishte afruar pikërisht në një moment të vështirë dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte fama dhe zhvatja e parave. Marrëdhënia e këngëtares me balerinin Tanaka u bë e ditur për mediat pas ndarjes së saj nga miliarderi James Packer, vetëm pak para dasmës së çiftit.

LEXO DHE :  Nuk jam mama e rregullt, por ja si e vlerëson veten Chiara si nënë!


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.