Është një vend që zë vendin e pare për foto në Instagram.
Po të hedhësh një sy në faqet e vipave shqiptarë, të gjithë e kanë një foto aty. Të gjithë kane shkuar qoftë edhe një herë.
Është një nga resortet më të bukura në vend, për shkak të kombinimit të natyrës me ndërtimin e një kompleksi gjithë surpriza e ide.
Por vendi më i dashur për vipat shqiptarë dhe pushuesit e huaj është pishina në tarracë.
Ajo e katit të fundit fare. Se ka plot tarraca me pishinë resorti.
Aty pishina, deti, qielli dhe Saranda bëhen një.
Veranda e Zanave quhet ndryshe dhe vendi i të dashuruarve.
Ah se nuk ju thamë që në fillim. Ky resort është në Sarandë. Pse ju kujtuat në Greqi?
Bougainvillebay është në Sarandë, ndaj nisu po nuk e ke parë, edhe po nuk je vip, të lënë brenda. Mjafton të dish të shijosh të bukurën./ dritare. net/