Foto/ Ju tregojmë resortin sekret. Nuk është Florida, por Zvërneci!

Nga Daniel Muçaku

Tashmë Vlora përveç turistit shqiptar është një destinacion që ka filluar dhe tërheq vëmendjen e turistëve të huaj për natyrën, detin e pastër dhe ushqimin e mrekullueshëm. Stina e verës me ditët e nxehta ka nisur të trokasi që në ditët e fundit të majit, si për të na kujtuar për pushime që na presin.

Nëse kur themi Vlora të gjithë mendojmë bregdetin e Rradhimës, Orikumit apo Karaburunit, harrojmë se në krahun e djathtë të Skelës është një bregdet 10 kilometra ranor. Atë vlonjatët e mbajnë vetëm për vete. Por ne e zbuluam për Ju. Dhjetë kilometra plazh, ku rëra e zezë, pishat dhe restorantet në harmoni me natyrën të kujtojnë Ki Uestin e Floridës, aty ku pëlqente të rrinte Heminguej. Por është ca më mirë se Florida sepse nuk ka krokodilë. Quhet Zvërnec. Dhe aty, mes disa restoranteve shquan njëri: Quhet Karafili Resort.

Këtu çdo pushues gjen mikrobotën e tij, duke përfshirë çdo grup moshë.

Resorti me 30.000 m2 sipërfaqe ka plazhin i cili pastrohet çdo ditë. 180 shtretër janë të shpërndarë në një hapësirë ku as bezdisni por as iu shqetësojnë fqinjët. Deti fillon shtruar dhe për dhjetëra metra fëmijët mund të lozin të qetë. Kabina e rojes bregdetare vigjëlon për sigurinë tuaj. Por jo vetëm kjo. Aty ka një shërbim shëndetësor me dy mjeke dhe një automjet ambulancë që kujdesen për shëndetin e çdo grup moshe.

Beach Bari mundëson birrat e ftohta, koktejet dhe pijet freskuese, te gjitha me çmime të pranueshme. Nuk besoni? Atëhere po ju themi se një kile levrek në restorantin e këtij resorti kushton vetëm 1.600 lekë të reja. Për ata që dyshojnë dhe pyesin si ka mundësi, shpjegimi është sepse resorti ka afër Triportin, portin bazë të anijeve të peshkimit. Ndaj iu thamë që vlonjatët nuk i tregojnë gjithë sekretet. Prandaj e kanë lënë pa asfaltuar edhe 300 metra rrugë në segmentin nga Skela tek Soda, që mos të shkojnë të huaj. Por ju merrini krahët dhe sapo mbaron autostrada, pa hyrë në Vlorë, tek rrethqarkullimi i parë drejtohuni djathtas, në rrugën për Nartë e cila për tre kilometra do iu mxjerrë drejt e në destinacion, pa pengesa.

LEXO DHE :  Pakti detar/ Mediat greke: Mbyllet marrëveshja. Ja kur pritet takimi Rama-Tsipras!

Kur të shkoni tek restoranti i Karafili Resort mos harroni ta filloni vaktin me djathin, ullinjtë dhe vajin e zonës. Është një fillim i mbarë për një drekë mesdhetare të shkëlqyer të cilen mund ta hani në ndërtesën prej druri të restorantit me freskinë e kondicionerëve, apo nën hijen e tendave dhe pemëve të kopështit të kuruar me shije.

Dhe ajo që është surprizë, tek Karafili Resort: investitorë polakë po ngrenë park për lojra uji për fëmijë dhe të rritur.

Gjithsesi nuk i thamë të gjitha. Palmat, pishat mesdhetare, oleandrat e kuqe, rozë dhe të bardha do ju gëzojnë syrin. E tregojnë vetë fotot të cilat shikoni. Por mos harroni se nuk ka aparat që e jep gjithë bukurinë e natyrës./dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.