Foto/ Jo vetëm fëmijët po e shohin borën, për herë të parë në Tiranë
E Enjte 12 Janar 2017, 20:08
Dritare.net
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar disa foto në profilin e tij në facebook ku shkruan se me dëborën që zbukuroi Tiranën nuk u çuditën vetëm fëmijët por edhe kafshët e kopshtit zoologjik.
"Jo vetëm fëmijët por dhe mjellmat, drerët e lamat e lindur në Kopshtin Zoologjik kohët e fundit e shohin për herë të parë borën"-shkruan Veliaj ndërsa tregon kopshtin e mbuluar nga dëbora.