Foto/ Jo vetëm dashuria, por edhe çmenduria nuk ka moshë, 71 vjeçarja martohet me adoleshentin
E Premte 15 Korrik 2016, 14:02
Dritare.net
71-vjeçarja Ameda Errell nga Tenesi, SHBA, u martua me Gary Hardëick sapo ai mbushi 18 vjeç pak ditë më parë.
Çifti u njoh një vit më parë kur ai ishte 17 vjeç.
“Gjyshja” e njohu atë në funeralin e të birit që vdiq nga komplikacionet e diabetit. “E dija që në fillim që ai ishte i duhuri”, thotë 71-vjeçarja.
Por për shkak se ai ishte ende i mitur, ata pritën pak kohë që të martoheshin. Tashmë duken si dy zogj të lumtur.