Foto/ Japonia bëhet gati për spektaklin artificial të meteorëve

Shkencëtarët japonezë kanë dërguar në orbitë shtatë satelitë të vegjël përmes një rakete, për një arsye mjaft të veçantë. Ata synojnë krimin e një shiu artificial meteorësh, në formën e fishekzjarrëve, i para i këtij lloji në gjithë botën.
Sipas mediave ndërkombëtare, ideja e një kompanie me bazë në Tokio është që prej mikro-satelitit të çlirohen rreth 400 flluska, të cilat do të ndriçojnë, duke krijuar një spektakël të veçantë yjesh në atmosferë. Në këtë mënyrë, do të simulohet një spektakël artificial meteorësh.
Gjithçka parashikohet të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, mbi zonën e Hiroshimas, shkruan dritare.net.
Nëse gjithçka shkon mirë, dhe qielli do të jetë i pastër, eventi i pranverës së vitit 2020 do të mund të shihet nga miliona njerëz./dritare.net

LEXO DHE :  Incident terrorist/ Arrestohen dy të rinj për vrasjen e gazetares irlandeze


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.