Foto/ Ja vipat shqiptarë, sot në Vatikan te Papa!
Dritare.net
Delegacioni është kryesuar nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, dhe prezent kanë qenë gazetarë, artistë e figura të njohura.
Pritja është bërë në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, ndërkohë që në vendin tonë 2018 është shpallur si “Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut”.
Nga ana tjetër në teatrin “Argentina” në Romë, yjet e muzikës shqiptare do të mbajnë një koncert sot për nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, të titulluar “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”
Në koncert do të performojnë, Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci, Erza Muqolli. / I.M-Dritare.net
Vëmendje: Nëse këtë artikull e keni hapur nga facebook, për të parë foto-galerinë e plotë ju lutem klikoni në www.dritare.net