Foto/ Ja çfarë i ndodh ushqimit në Antarktidë, nëse gatuani jashtë !
Dritare.net
Ai nuk ndodhet atje duke u marrë me mbledhje mostrash apo hulumtime rreth klimës në të kaluarën, por ai mban një blog dhe ndan përvojat e jetës së tij në mjedise ekstreme.
Verseux dhe një grup i vogël shkencëtarësh qëndrojnë atje vetëm në bazën shkencore, në thellësitë e një dimri të acartë, ku dhe bakteret nuk mund të mbijetojnë.
Atje është aq ftohtë saqë as mjetet nuk lëvizin, ka mungesë oksigjeni dhe peizazhi i gjithi i bardhë i bën ata të mendojnë sikur po jetojnë në një botë tjetër. Momentalisht, ajo është zona më e ftohtë në Tokë , dhe temperaturat mund të arrijnë deri në -80 gradë celsius.
Për të argëtuar njerëzit, Versux vendosi të dilte jashtë dhe të na tregonte të gjithëve se çfarë do të thotë të gatuash në temperaturën -70 gradë celsius. Imazhet janë sfiduese të gravitetit, megjithatë, ilustrojnë pastër të ftohtin në Antarktidë. Mos i humb fotot e mëposhtme!/E.B-dritare.net