Foto/ I bllokojnë rrugën, protestuesit e opozitës qëllojnë me grusht shoferin
E Enjte 25 Prill 2019, 18:06
Dritare.net
Protestuesit janë shpërndarë në 5 pika kryesore të 5 qarqeve në vend, duke paralizuar kështu rrugët në vend.
Në minutat e para të mosbindjes civile, tek rrethrrotullimi i shqiponjës në hyrje të Tiranës, ka pasur edhe një konfrontin fizik mes protestuesve dhe drejtuesit të një mjeti.
Drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina e tij, dhe ka kërkuar të lirohet rruga, por ka hasur në rezistencën e protestuesve.
Protestuesit e kanë qelluar edhe me grushte të riun që udhëtonte në një Fuoristradë.
Protestuesit i kanë marrë edhe çelësin e makinës në një moment, por ia kanë kthyer më vonë, ndërsa shoferi është larguar më pas./ I.M-Dritare.net