Foto/ Gjirokastër, Ismail Kadare kthehet në shtëpi
Dritare.net
Eric Faye, përkthyes i Kadaresë në gjuhën frënge, tha: “Përfitoj nga rasti të them se Gjirokastra ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual të Kadaresë. Mendoj se nëse shkrimtari do të kishte lindur në një qytet tjetër të Shqipërisë, vepra e tij do të ishte krejt ndryshe nga kjo që është. Ky qytet i ka dhënë shumë imagjinatës së shkrimtarit”.
Ndërsa Peter Morgan, profesor në Universitetin e Sidneit (Australi), u shpreh: “Librin “Pallati i ëndrrave” të Ismail Kadaresë nisa t’ua mësoja studentëve në vitet ’90 për t’i prezantuar me kulturën shqiptare dhe atë ballkanase.
Ajo që kuptova menjëherë ishte se tekstet e tij janë të mrekullueshme. Ato u flasin direkt studentëve edhe në anën tjetër të botës. Në kohën kur letërsia po luan rol të rëndësishëm, është thelbësore që Kadareja të vijojë të përkthehet e të shpërndahet në botë.”