Foto/ Gjendje alarmante në Greqi, shkon në 16 numri i të vdekurve
Dritare.net
Pjesa më e madhe e viktimave janë persona të moshës së tretë, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të largoheshin nga banesat e tyre. Niveli i lartë i ujërave të përmbytjeve detyroi banorët të braktisnin katet e para. Shumë prej tyre u ngjitën në tarracat e ndërtesave, për të kërkuar ndihmë.
Qytezat më të dëmtuara janë ato të Nea Peramos dhe Megara-s, në perëndim të kryeqytetit Athinë. Reshjet e dendura i shndërruan autostradat brenda pak minutash në lumenj të furishëm, që morën përpara vetura furgonë, e madje edhe kamionë të tonazhit të rëndë. Numërohet 500 shtëpi të dëmtuara dhe qindra makina.
Është një katastrofë natyrore, gjithçka është zhdukur, tha kryebashkiaku i qytezës së Mandra-s për mediat greke. Në disa lagje të rajonit historik të Atikës, ujërat e vrullshëm që sollën me vete llum e baltë arritën një nivel prej më shumë se 1.5 metrash./L.P.