Foto/ Fansat sulmojnë Ledion Liçon

Nga anabel.al

Moderatori i “Voice of Albania”, Ledion Liço, u gdhi i nevrikosur mëngjesin e së shtunës (1 prill), sepse në postimin e tij të parë, rreth orës 8 të mëngjesit, sulmonte gazetaren dhe ish ­mikeshën e tij, Rudina Xhunga. Në llogarinë e tij në Instagram, Ledioni kishte postuar një foto ku tregoheshin të dhënat e matësit të audiencës, Abacus. Edhe pse nuk kishte asnjë datë apo orë në atë postim, Ledioni linte të kuptohej se bëhej fjalë për matjen e audiencës të premten në darkë (31 Mars), orar kur transmetohet “Voice of Albania”.

Poshtë fotove, Ledioni shkruante: “Për Xhungat e kësaj bote, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit”.

Moderatorja e emisionit “Dritare”, në Vizion Plus, administron gjithashtu edhe një portal të quajtur dritare.net. Në këtë portal, ditën e premte (31 mars), u botua një shkrim­opinion, (lexo ketu) ku argumentohej se “Voice of Albania” nuk shihej më dhe se Ledioni e kishte humbur lidhjen me shikuesin. “Ai nuk është më ylli i Top Channel, por burri i Sarës, trashëgimtares së Top Channel, që ka më shumë kimi se i shoqi në te gjithë paraqitjet e saj”, përfundon shkrimi. Ishin këto fjalë që e nxehën Ledionin dhe e shtynë të deklaronte se Rudina Xhunga ­edhe pse nuk dihet autori i shkrimit ­ka mllef ndaj Topit sepse e pushuan. Një postim që nuk u mirëprit nga shumica e ndjekësve, të cilët i kujtuan prezantuesit të Top Awards se ështe i ri me moshë dhe eksperiencë për të përmendur emrin e Rudinës.

LEXO DHE :  Loredana sapo na zbuloi gjininë e bebes së saj, me Mozzikun

Rudina Xhunga ka qënë një ndër moderatoret e para në Top Channel, për të mos thënë që emisioni i saj politiko­social, “Shqip”, ka qënë i pari në vitin 2002. Ledion Liço u zbulua si moderator kur ishte vetëm 18 vjeç, nga emisioni i mesditës “Pole Position” në Top Channel. Atje fitoi çmimin e parë dhe më pas të drejtën për të punuar në Top Channel, fillimisht në emisionin “Top Select”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.