Aktorja e njohur Ema Andrea është bërë shpesh pjesë e rubrikës rozë, për jetën e saj private. Kohët e fundit ajo është përfolur për lidhjen e dashurisë me fotografin Eldon Luarasi. Megjithëse çifti nuk e fsheh më dashurinë. Në një deklaratë të fundit, në Wake Up, Ema tha se në këtë periudhë e ka zemrën më të mbushur, por nuk ka dashur të japë më shumë komente për këtë. Së fundi, aktorja është fotografuar nga paparaci i revistës “Story”, duke shkëmbyer puthje me fotografin Luarasi, duke lënë të kuptojnë se po kalojnë moment të bukura mes tyre./L.P./Dritare.net