Foto e video/ Takimi historik me Trump, Kim Jong: Ne e tejkaluam me guxim të kaluarën

Ashtu siç ishte parashikuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe lideri koreanoverior janë takuar në samitin e Singaporit.

Ky takim është ndjekur me vëmendje nga mediat ndërkombëtare dhe Trump e Kim kanë dhënë edhe deklaratat e para.

“Kim, është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku; ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Është një nder i madh. Faleminderit shumë.”-është shprehur Presidenti i SHBA, shkruan Dritare.net.

LEXO DHE :  Nëse doni vizë për në SHBA duhet të dini si të aplikoni. Ja këshillat që jep Ambasada Amerikane!

“Ne do ta zgjidhim, do të jemi të suksesshëm dhe mezi pres që të punoj me ju. Do të bëhet; ju faleminderit shumë”-shtoi me tej Trump.

“Do të ketë sfida përpara, por ne do të punojmë me Trumpin. Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen”-ka deklaruar Kim Joun-un.

“Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë; mendoj se ky është një prelud i paqes”-shtoi lideri koreanoverior./ I.M-Dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.