Foto e video/ Laura Bush: Politikat e Trump për emigrantët, mizore
E Hënë 18 Qershor 2018, 16:04
Dritare.net
Në një artikull për "Washington Post" ajo e quajti politikën e 'tolerancës zero ndaj emigrantëve' si 'mizore' dhe 'imorale'.
"Unë jetoj në një shtet kufitar. E vlerësoj nevojën për të zbatuar dhe mbrojtur kufijtë, por kjo politikë e tolerancës zero është mizore. Është imorale. Dhe e thyen zemrën time ", -shprehet Laura Bush.
'Ne krenohemi duke besuar se njerëzit duhet të shihen për karakterin e tyre dhe jo për ngjyrën e lëkurës së tyre. Ne krenohemi me pranimin e tyre. Është detyra jonë të ribashkojmë këta fëmijë me prindërit e tyre ",-shkruan më tej Bush.
Këto komente vijnë pasi qindra fotografi janë shpërndarë se fëmijët e emigrantëve po ndahen nga prindërit e tyre në kufi./ I.M-Dritare.net