Foto e video/ I dashuri i Elvana Gjatës, djali i biznesmenit shqiptar
Dritare.net
Këngëtarja Elvana Gjata është mjaft e rezervuar për jetën e saj private, dhe prej gati dy vitesh mendohet se ajo është e lidhur me një djalë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Por, teksa Elvana ka postuar një video në rrjetet sociale padashur i ka zbuluar fytyrën e partnerit i cili ndodhej në makinë me të.
Ata kishin bërë një udhëtim me helikopter së bashku dhe më pas Elvana hodhi një video teksa bënte xhiro me makinë nëpër rivierën franceze.
Disa burime të afërta pranë çiftit kanë thënë për “Iconstyle.al” se i dashuri i Elvanës është djali i një biznesmeni shqiptar, që ka edhe një hotel në Tiranë.
Po të njëjtat burime saktësojnë se Elvana është parë me familjarët e të dy palëve duke darkuar në restorantin e këtij hoteli.
Por pak ditë më parë, stilisti Valdrin Sahiti, postoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte këngëtaren, dhe zërat u shtuan se ai i ka propozuar asaj për martesë./ I.M-Dritare.net