Foto e video/ Foshnja tullumbace që simbolizon Trump gati të fluturojë mbi Londër

Vizita e Presidentit të SHBA  Donald Trump në Londër do të shoqërohet me protesta të shumta në kryeqytetin anglez. Shkruan Dritare.net

Mijëra protestues kanë bërë një tullumbace në formën e një foshnje, që simbolizon Donald Trump do ta lëshojnë atë mbi Londër në shenjë proteste.

Lejen që tullumbacja të fluturojë mbi Londër e ka dhënë kryebashkiaku Sadiq  Khan  pas një peticioni të nënshkruar nga 10 000 njerëz.

LEXO DHE :  Protesta në Astir/ Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të enjten

Tullumbacja është 6 metër e gjatë ndërsa është e mbushur me helium.

Kujtojmë se disa ditë më parë dritare.net raportoi se Ambasada e SHBA në Londër kishte paralajmëruar protesta të dhunshme gjatë vizitës dy ditore të Trump në Angli./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.