Foto e video/ Air Albania gati për fluturimin e parë

 

Avioni i kompanisë së parë shqiptare të fluturimit “Air Albania” tanimë është gati për fluturim.

Avioni, stafi dhe gjithçka tjetër është gati për paraditen e së shtunës, ku do të kryhet edhe fluturimi i parë testues, Tiranë-Stamboll-Tiranë.

Në bordin e avionit, nesër drejt Turqisë do të ketë studentë nga universitetet shqiptare, shkruan Dritare.net.

Udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Presidentin turk Erdogan për këtë linjë ajrore.

Pjesë nga fjala e Ramës

Emocion tejet i veçantë qe sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnet mirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”.

Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë.

LEXO DHE :  Trump i ashpër në OKB: Irani sjell kaos, shkatërrim dhe vrasje

Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit.

Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan s’do ishin këtu. Aman pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë.

 

View this post on Instagram

 

Gati avioni Air Albania, Kuqezi 🇦🇱 🇦🇱 🇦🇱 @ediramaal

A post shared by Dritare.net lajme lifestyle (@dritare_net) on

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar që është vendosur për herë të parë në një avion./ I.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.