Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe lideri i Filipineve, Rodrigo Duterte patën një përballje sy më sy pak ditë pas përplasjes në distancë. Të martën, Obama anuloi takimin e parashikuar me Duterte pasi e quajti “bir bushtre”. Të mërkurën para nisjes së Samitit Aziatik, pati një takim informal mes dy liderëve.