Foto/ Dhunohen protestuesit dhe shoqërohen në polici
Dritare.net
Policia e Tiranës ndaloi disa protestues sot, të cilët u përpoqën të rrëzonin rrethimin e një kantieri punimesh në Parkun e Tiranës, ku Bashkia thotë se, po ndërton një park lojërash për fëmijë ndërsa protestuesit e kundërshtojnë duke argumentuar se plani është një përpjekje tjetër për betonizim të një prej të paktave hapësira të gjelbra të mbetura në kryeqytet.
Protesta e sotme, e organizuar nga një grup aktivistësh pa lidhje partiake, u mbajt e paparalajmëruar për publikun e gjerë nga organizatorët, të cilët u përpoqën në këtë mënyrë të mbajnë larg militantët e Partisë Demokratike, të cilët janë përpjekur gjatë kohëve të fundit të rrëmbejnë kauzat e qytetarëve për llogari të interesit të tyre politik.
Forcat e mëdha policore u përballën me protestuesit dhe ndaluan një numër prej tyre.
[cycloneslider id="protestuesit"]