Studioja e “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, është përfshirë nga debati i ashpër mes tre ish ministrave të Brendshëm, Petro Koçit, Stefan Çips dhe Flamur Nokës. Duke folur për rendin dhe kanbisin nuk kanë munguar as akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka ka thënë në emision, se Saimir Tahiri njihet në dosjet e Policisë si një përdorues hashashi dhe hajdut kasetofoni. Nga ana tjetër zv/ ministri i Brendshëm Stefan Çipa, tha se këto akuza vijnë për shkak se Tahiri është ministër i suksesshëm.