Foto/ Çifti martohet që me takimin e parë, për Krishtlindje
E Shtunë 29 Dhjetor 2018, 11:11
Dritare.net
Pali dhe Sarah Edwards, tashmë në muaj mjalti, kanë zbuluar detajet intime të orëve të para si burrë e grua. Pasi u takuan për herë të parë në aeroport, Pali e propozoi Sarën për martesë.
Dhe vendimi u mor aty për aty. Ata u martuan menjëherë, po atë natë, në festën më të veçantë në botë, Christmas Eve, informon dritare.net
Ata pretendojnë se, martesa e tyre nuk ishte një marifet publiciteti i çmendur, por është reale.
Çifti, në një intervistë shprehet se, ata nuk janë të çmendur që u martuan që me takimin e parë, por thjesht u dashuruan. Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme edhe pse, ata u takuan për herë të parë në ditën e tyre të dasmës./K.C/dritare.net