Foto/ Brenda klubeve të Spanjës, ku skllavëria moderne nuk di të ndalet

Çdo sezon të verës mijëra të rinjë britanikë shkojnë në Magaluf, në atë që quhet “përvoja e fundit e verës” si një shans për të punuar në destinacionin më të egër të pushimeve në Evropë.

Edhe pse mund të duken destinacionet më in, punonjësit aty shohin ferrin me sy, në një terren të ashpër, dhe përfundojnë si trofe seksi në vendpushimet ku droga dhe pijet alkoolike janë sheshit, shkruan Dritare.net.

Shumë të rinj naivë,  dorëzojnë pasaportat e tyre duke u shndërruar kështu në skllevër modernë, dhe banojnë në kushte minimale pa mundësi për të ikur.

 

Edhe pse qeveria britanike ka kërcënuar të rinjtë që punojnë atje, se do të përballen me burg, asgjë nuk i ndal ata derisa të provojnë terrenin e tmerrshëm që i prêt, shkruan Dritare.net.

LEXO DHE :  Prokuroria e Kosovës konfirmon lajmin e Dritare.net, ja kush janë veteranët mashtrues të Shqipërisë!

Media angleze “The sun” ka shkruar se të rinjtë po mashtrohen, ata drogohen atje, pasaportat u konfiskohen, ata detyrohen të flenë me pronarët, punëtorët ndajnë dhomën me  persona të tjerë,  dhe pagat janë tepër të ulëta.

Dëshmitë e frikshme të adoleshentëve flasin për mashtrime nga kompanitë e rekrutimit, dhe disa nga to kishin paguar 1000 euro  dhe e kanë gjetur veten duke punuar për 4 euro në orë./ Isa Myzyraj-Dritare.net

 



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.