Foto, Botërori 2022/ Katari mahnit me stadiumet me ajër të kondicionuar
E Diel 28 Tetor 2018, 08:08
Dritare.net
Katari do të jetë i pari vend Arab që organizon një eveniment të tillë, dhe tanimë ka nisur përgatitja e stadiumeve të këtij kampionati.
Por, ajo që po mahnit mbarë botën është insfratruktura që po përdor ky shtet për stadiumet gjigante.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, lëvdoi përparimin e Katarit me ndërtimin e infrastrukturës, gjatë një vizite ne Doha.
“Mund të shihet që është bërë shumë përparim që katër vite para botërorit”, tha Infantino gjatë një vizite në stadiumin e Al Vakrahs, që do të mbajë 40 mijë vende.
“Ky botëror është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Katarin, por për të gjithë zonën, e cila e ka shumë pasion futbollin dhe investon shumë për të”, shtoi ai./ I.M-Dritare.net