Foto/ Argjentina e Lionel Messit ndalet nga punëtorët e thjeshtë të Islandës
Dritare.net
Dihet se Argjentina ka një grup futbollistesh nga më te mirët në botë, si mbreti i futbollit Messi, fenomeni Auguero, talenti i padiskutueshëm i Italisë Dybala, Higuain, edhe shumë yje të tjerë.
Por nga ana tjetër kemi skuadrën e Islandës ku në fushë u dukën profesionistë, por në te vërtete janë vetëm punëtorë të thjeshtë. Nga një reportazh i transmetuar në televizion të kanalit presitigjos futbollistik "Sky Footboll" tregon, se 3 nga 11 lojtarë që luajtën kundra Argjentinës ishin punëtorë të thjeshtë ku kishin marrë lejë nga pronarët e fabrikave të tyre për të luajtur në botërorin “Russi 2018”.
Një ndër ta është mbrojtësi i Islandës Birkir Már Saevarsson:
Punon në një fabrikë kripe. I'u desh të merrte leje për të luajtur në Botëror. Luan 90-minuta kundër Argjentinës duke qenë një nga më të mirët në fushë.
Një tjetër figurë është Halldorson portieri, i cili priti penalltinë e Leonel Messit,i cili është regjisor filmash, ai ndërpreu xhirimet për të luajtur në botëror. Deri më tani është portieri më i lakuar edhe më mirë i momentit.
Por surpriza është trajneri i kësaj skuadrës Hallgrimson ku po tregojnë se futbolli buron nga zemra e pasioni për ta. Islanda u beson skuadrën përfaqësuese një dentisti, por një njeri që di të menaxhojë skuadrën edhe të bëj të frenojë Argjentinën bashkë me yjet e saj./d.m/ Dritare.net/