Foto/ 12 viktima nga zjarri në Londër, familjarët në alarm për të zhdukurit
E Enjte 15 Qershor 2017, 10:10
Dritare.net
Dëshmitarë rrëfyen për njerëz të cilët kërkonin ndihmë dhe ulërinin që dikush t’i ndihmonte për të shpëtuar fëmijët, pasi kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën Grenfell Tower, në veri të Kensington. Zjarrfikëset, që shpëtuan shumë njerëz, e morën telefonatën e parë në orën 00:54 dhe vijojnë ende të jenë në vendngjarje.
Policia thotë se mund të ketë ende shumë njerëz në ndërtesë, numri i të cilëve nuk dihet. Shërbimet e ambulancës thanë se 69 pacientë janë dërguar në 6 spitale nëpër Londër, 18 prej të cilëve në gjendje kritike. 10 pacientë mësohet se shkuan vetë në spital.