Foto/ 12 ton çokollatë derdhen në autostradë në Poloni
E Enjte 10 Maj 2018, 19:07
Dritare.net
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se çokollata pas derdhjes është forcuar, duke krijuar një gjendje kaosi në autostradën që të çon në Varshavë pasi rruga është bllokuar nga të dy krahët për orë të tëra, shkruan dritare.net.
Autoritetet atje kanë thënë se çokollata është mjaft e rrezikshme në rrugë dhe për këtë arsye lëvizja e automjeteve është pezulluar.
Në rrugë është hedhur ujë i nxehtë për orë të tëra deri në pastrimin e saj./ I.M-Dritare.net