Foshnjat e lindura me prerje cezariane përballen me këto rreziqe shëndetësore
Dritare.net
Hulumtuesit nga Univerziteti i New York City-it dhe Univerzitetit të Pekin-it në Kinë, kanë analizuar studimet për prerjen cezariane si dhe kanë gjetur 20 studime që kanë treguar një lidhje për diabet tip 1, 23 studime që kanë treguar lidhshmëri me astmën, dhe 9 studime që kanë të bëjnë me trashjen. Shumica e studimeve të analizuara, nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të lidhur rritjen e rrezikut për gjenetikën; mbi të gjitha, një nënë obese ka më shumë gjasa që të ketë një fëmijë obez, pavarsisht lindjes vaginale apo prerjes cezariane.
Ende nuk dihet shkaku i lidhjes, por studiuesit thonë se mund të jetë nga bakteriet, të cilët ndikojnë në sistemin tuaj imunitar, apo edhe nga mënyra se si ju e procesoni ushqimin. Foshnjat e lindura në mënyrë vaginale ekspozohen ndaj bakterieve vaginale dhe fekale të nënave të tyre, ndërsa foshnjave të lindura me prerje cezariane iu mungon kjo.
Është e qartë se foshnjat që lindin me prerje cezariane kanë shëndet më të dobët, por është e nevojshme ende të kryhen hulumtime rreth kësaj çështje se a shkaktohet kjo gjë nga prerja cezariane apo ekzistojnë faktorë tjerë në lojë, thekson bashkëautori Dr. Jan Blustein në një deklaratë për shtyp. “Për mua, provat tregojnë se është e arsyeshme të besohet se prerja cezariane ka potencial për pasoja negative afatgjata shëndetësore për fëmijët”./femra.net/