Formacionet zyrtare: Kroacia apo Anglia, kush i bashkohet Francës në finale

Luzhniki Stadium është arena e gjysmëfinales së dytë në kuadër të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’. Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Anglisë janë në kërkim të një vendi në finalen e madhe që do të zhvillohet më 15 korrik (e diel) shkruan dritare.net

Skuadra ballkanike e eliminoi nikoqirin, Rusinë, në çerekfinale pas penalltive (meqë ndeshja pas vazhdimeve u mbyll 2-2), ndërsa Tre Luanët u treguan më të fortë se Suedia (2-0).

LEXO DHE :  The Sun për Dua Lipën: Dikur jetonte me qira, sot dominon muzikën botërore

Në këtë mënyrë, këto dy përfaqësuese do të japin maksimumin për ta shfrytëzuar mundësinë që iu është dhënë në kërkim të arritjes në finale.

 Formacioni startues i Kroacisë: Subasic,Vrsaljko, Strinic, Perisic, Lovren, Rakitic, Modric, Brozovic, Mandzukic, Rebic, Vida.

Formacioni startues i Anglisë:Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Young, Lingard, Henderson, Ali, Kane, Sterling.

Finalisti i parë tashmë është caktuar. Franca triumfoi me rezultat 1-0 përballë Belgjikës të martën. /d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.