Forca Detare shqiptare ndihmon anijen gjermane
E Mërkurë 12 Shtator 2018, 12:12
Dritare.net
Anija turistike “Foxtrot” kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare pasi e kishte të pamundur lundrimin.
Anija shqiptare “Briza” kreu me sukses rimorkimin e anijes gjermane dhe 4 shtetasit në bordin e saj nuk paraqesin asnjë problem.
Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.
Forca Detare shqiptare, në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar në operacione të ndryshme të dhënies së ndihmës në det personave, por dhe mjeteve lundruese në rrezik.