Forbes: Shqipëria është një vend i pazakontë me udhëheqës të pazakontë. Tani dëshiron të hyjë në BE

Revista prestigjioze “Forbes” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri. “Forbes” shkruan: “ Kryeministri shqiptar Edi Rama na priti në zyrën e tij. Ai i ka dhënë një frymë prej artisti edhe vendit ku  punon”.

“Nuk ka qenë një detyrë e lehtë të nxjerrësh vendin më të varfër dhe më të korruptuar të Evropës nga ajo periudhë e errët, për ta çuar drejt negociatave me shpresën që BE t’i hapë ato, në mënyrë që në vitin 2025 Shqipëria të jetë pjesë e saj” –shkruan “Forbes”.

Shqipëria ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe mori statusin e kandidatit në vitin 2014.  BE-ja ka bërë të qartë se Shqipëria do të duhet të plotësojë pesë kusht të rëndësishme për hapjen e negociatave Anëtarësimi: reforma e administratës publike dhe gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – që do të thotë një luftë kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e minoriteteve dhe respektimi të drejtat pronësore”, shpjegon prestigjozja .

“Ne kemi ngritur procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe 17 janë larguar”, tha Rama, gjatë intervistës për “Forbës”. “Një, për shembull, u hoq sepse burimi i pasurisë së tij nuk mund të justifikohet”-tha Rama.

“BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë negociatat e pranimit në fund të qershorit, në pritje të miratimit unanim të 28 shteteve anëtare të BE. Rama është i bindur për këtë miratim dhe me krenari tregon se çfarë ka arritur deri tani qeveria e saj”, -vijon “Forbes”. V.D/Dritare.net/

 

Komentoni