FMN mbyll misionin: Të përshpejtohet vendosja e tatimit mbi pronën
Dritare.net
Kjo rritje do të jetë pozitive, sipas Ahmetaj pavarësisht ndonjë ndikimi nga faktorët e jashtëm. Sipas Ahmetaj, qeveria është e angazhuar në përpjekje për të ulur borxhin publik. Sipas tij për biznesin do të ketë thjeshtim për procedurat tatimire dhe doganore, duke ruajtur performancën e qendrueshme të të ardhurave. Ministri Ahmetaj sqaroi se kuadri fiskal po diskutohet me FMN dhe se Paketa e re Fiskale do të kalojë në qeveri për miratim brenda korrikut. Sipas tij hiqet frika e biznesit për rritje taksash dhe konsolidohet sistemi.
Ndërsa përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, Anita Tuladhar tha se të ardhurat nga tatimet dhe doganat në përgjithësi janë në përputhje me parashikimet e bëra në buxhet, duke konfirmuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra. Sipas saj, FMN parashikon që inflacioni do të rritet në 1.8% deri në fund të vitit. Tuladhar la si detyrë përshpejtimin e vendosjes së tatimit mbi pronën. Nga ana tjetër tha se duhet të ketë përparim të reformave strukturore.
Përfaqësuesja e FMN-së tha se sfidë për qeverinë mbetet rishfaqëja e detyrimeve të prapambetura në investimet publike dhe se duhet të përmirësohet zbatimi i investimeve. Në lidhje me sistemin bankar u shpreh se është i mirëkapitalizuar dhe me likujditet, por kreditë nën standarde mbeten ende problematike edhe pse është uluur niveli i tyre. FMN deri në fund të muajit gusht do të lëvrojë këstin e radhës prej 36 mln euro. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së tij tha se banka ka qenë e angazhiuar me misionin e radhës të FMN, si dhe në përcaktimin e politikave mbështetëse për ekonominë shqiptare.
Sipas tij ambjenti i jashtëm nuk është shumë pozitiv për ekonominë e vendit. Sipas guvernatorit ekonomia do të vazhdojë të performojë me pozitivitet dhe se plani konsistent mbështet politikat monetare. Ai tha se do të ketë përmirësim progresiv për rritmet e rritjes ekonomike. Guvernatori theksoi se mbatja e inflacionit brenda objektivave do të jetë graduale dhe në periudhë afatmesme. Sejko tha se bankat duhet të kenë qasje më pozitive ndaj kreditimit dhe se duhet të përshpejtohen reformat strukturore./ Monitor